Në Itali, inflacioni mesatar vjetor u rrit në 8,1 për qind në vitin 2022 dhe u regjistrua si niveli më i lartë që nga viti 1985.
Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (ISTAT) publikoi të dhënat e dhjetorit 2022 për rritjen e çmimeve.
Inflacioni vjetor, i cili ishte 11,8 për qind në nëntor 2022, në dhjetor ra në 11,6 për qind.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 0,3 për qind me bazë mujore në muajin dhjetor.
ISTAT njoftoi se në vitin 2022 inflacioni arriti mesatarisht 8,1 për qind, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1985. Në vitin 2021, inflacioni mesatar u regjistrua 1,9 për qind.
Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, janë rritur ndjeshëm çmimet veçanërisht çmimet e energjisë dhe ushqimeve, gjë që ka pasur ndikim të rëndësishëm në inflacion.
Gjithashtu thuhet se çmimet e energjisë janë rritur me 50,9 për qind me bazë vjetore në muajin dhjetor.