Ilir Krosi jep dorëheqjen e parevokueshme nga Rithemelimi i Berishës

Një tjetër dorëheqje ka ardhur në radhët e Rithemelimit. Konkretisht mësohet se ka dhënë dorëheqjen Ilir Krosi si Kryetar i degës Rithemelimit në Dibër.

Me anë të një letre drejtuar Sali Berishës dhe demokratëve të Dibrës, Krosi tregon arsyet që e kanë detyruar të marrë këtë vendim.

Ai thotë se një nga arsyet janë konfliktet e brendshme në PD dhe një tjetër arsye janë akuzat e ngritura për njëanshmëri në Primare.

Në rrethanat kur ndonjë prej këtyre demokratëve apo drejtues në struktura i konsideron këto veprime dhe qëndrime të mia si dëmtuese apo edhe “shkatërruese” të PD, duke konstatuar kështu thyerjen e besimit mes bashkpunëtorësh të afërt në strukturën drejtuese, unë, për  të mirën e demokratëve të Dibrës, për të mireën e PD-së së Rithemeluar, në funksion të fitores së mundshme të Bashkisë Dibër, si dhe për të mos u bërë dëmtues, pengues apo dyshues e mëkatar ndaj demokratëve dhe PD, kam zgjedhur të dorëhiqem nga detyra e Kryetarit të Degës Dibër me këtë akt doreheqje e parevokueshme”, thekson ai ndër të tjera.

Latest articles

Related articles