Gjiknuri | Benet Beci kandidat për Shkodrën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka thënë në një intervistë për Top Neës se Benet Beci do të jetë kandidati i tyre për në bashkinë e Shkodrës.

Për Elbasanit e Tiranën, Gjiknuri tha se nuk ka dyshime që do të korrin fitore gjithashtu, ndërsa për Durrësin tha se nuk kanë ende asgjë zyrtare.

Gjiknuri: Për Shkodrën është një moment shumë i mirë, kemi një kandidat shumë serioz. Benet Beci është deklaruar si kandidat për Shkodrën. Në Elbasan nuk e diskutojmë fitoren e Gledian Llatjas. Nga ana tjetër kemi një grupim partish me persona të ndryshëm që nuk ofrojnë asgjë të re. Nuk besoj se ka dyshime për fitoren tonë. Edhe për Tiranën nuk besoj se duhet të kemi dyshime. Tashmë Opozita është në garë vetëm për të bërë detyrën. Nuk kemi asgjë zyrtare përsa i përket kandidatit të Durrësit.

Latest articles

Related articles