Inter-Barça shkëmbime të bujshme. Premier League josh Osimhen dhe Vlahovic

Inter dhe Barcelona mund të përfshihet në një dopio shkëmbin në merkato. Sipas të përditshmes spanjolle Sport, dy klubet kanë gjetur një akord për shkëmbimin e Frank Kessie dhe Marcelo Brozovic, Kessie do të rikthehej në Serie A këtë herë për të veshur fanellën zikaltër, ndërsa Brozovic do të kalonte në “Camp Nou”. Jo vetëm Kessie-Brozovic, palët po negociojnë edhe për një shkëmbim Memphis Depay-Tuco Correa, dy sulmuesit nuk po gjejnë hapësirë në klubet respektive.

Shumë aktiv në tregun e transferimeve mbetet ekipi i Chelsea. Pozitat jo të favorshme në Premier League, por dhe dëmtimet e shumta kanë detyruar blutë të lëvizin fuqishëm. Pas huazimit të Joao Felix, londinezët zyrtarizuan edhe afrimin e Mudryk, sulmuesin ukrainas.

Vlahovic

E paqartë mbetet edhe e ardhmja e Dusan Vlahovic pasi për sulmuesin e Juves vijon të ketë interesim të fortë nga Premier League. Sipas La Stampa, Arsenal dhe Chelsea po ndjekin nga pranë situatën e serbit.

Osimhen Napoli

Premier League vijon të tundojë edhe Victor Osimhen, por sipas Il Marino, Napoli nuk ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi nigerian pa marrë fillimisht 140 milionë euro.

Latest articles

Related articles