Imagjino Big Brother me politikanë. Në dhomën e rrëfimit

Nga Indrit Vokshi

– Spartak Ngjela: “Zonjë, ku më keni futur kështu? Këta janë orientalë. Nominoj Saliun, ska diskutim, smund të qëndrojë ai këtu. Është program perëndimor ky zonjë. Nuk pranon Washingtoni konkurentë të tillë”.

– Saliu: Arbana, kam informacione të sigurta prej atje jashtë, se George Sorosi asht tu komplotue kundër meje, me m’nominue mue, aj don të lërë Big Bradherin pa pluralizëm. Po komplotoi kundër meje, ka komplotue kundër jush. Ju them fansave t’mi, nesër të sulmohet Top Shaneli, me protestë paqsore. O hapeni derën e t’i nxjerrim jashtë këta, ose e hapin fansat e mi me mjetet e tyre. Smund t’cënohet votë e lirë.”

-Nano: “Është një ndëëëër, burgimet më interesante të jetës. Burgimi i parë më ndodhi nga Saliu, ndërsa ky i dyti bashkë me Saliun. Shpresoj që nga ky Big Brother të dalim me dorëheqje, si shënje e emancipimit dhe konkurimit të shëndetshëm të platformave dinamike”.

– Rama: “Klikoni tek aplikacioni Big Brotheri që duam pik ps pik al. Aty mund të zgjidhni kush doni ta drejtojë Big Brotherin për 4 vitet e ardhshme. Unë sjam më i miri por më të mirë se unë ska.”

Të tjerët mund t’i shtoni vetë.

Latest articles

Related articles