Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë sot pjesë në ceremoninë e nderimit të ish-ambasadorit William G. Walker në Presidencë.
Basha ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe 3 deputetët demokratë, Oriola Pampuri, Flamur Hoxha dhe Kreshnik Çollaku, teksa është përshëndetur edhe me personazhe të rëndësishme të politikës nga vendi dhe rajoni. Basha dhe deputetët e PD kanë qenë nismëtar promotor në presidencë për dekorimit më të lartë.
“Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker”, shkruan Basha për ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, një zë i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, dhe një prej denoncuesve të parë të masakrës së Reçakut në arenën ndërkombëtare.
Mesazhi i Bashës:
I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.
Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.
Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.
E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë