Sonte “El Clasico” në finalen e Superkupës Spanjës

Sonte “El Clasico” në finalen e Superkupës, Reali e Barcelona synojnë trofeun

Përballja Real Madrid-Barcelona është pa dyshim ndeshja futbollistike që ngjall interesimin më të madh në botë.

Dy ekipe nga më të mirat në botë do të përballen në fillim të këtij viti, madje do të jetë edhe një trofe në loje.

Bëhet fjalë për Superkupën e Spanjës, e cila po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të dyja këto ekipe siguruan finalen e Superkupës spanjolle pasi fituan në penallti ndaj Valencias, respektivisht Real Betisit.

Sonte, me fillim nga ora 20:00, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në “King Fahd International Stadium” të Riyadh.

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes tyre, në kuadër të sezonit aktual, përfundoi me fitoren e “Los Blancos” me rezultat 3:1, në La Liga.

Latest articles

Related articles