Scholz| Gjermania kalon dimrin pa krizë ekonomike

Kancelari gjerman, Olaf Scholz shprehu optimizmin e tij për furnizimin me energji në ekonominë më të madhe të Evropës, këtë dimër.

“Ne po ia dalim këtë dimër, të gjithë po e vërejnë atë, furnizimi me gaz nuk është ndikuar,” tha Scholz në hapjen zyrtare të terminalit të gazit natyror të lëngshëm, LNG, në Lubmin në Detin Baltik.

“Gjithashtu, nuk ka pasur krizë ekonomike në Gjermani”, tha ai, duke kredituar programet e ndihmës me vlerë miliarda euro, ndërtimin e shpejtë të infrastrukturës energjetike dhe sigurimin e burimeve të reja të gazit.

“Çmimet e gazit në tregjet botërore po bien edhe këtu në Evropë, duke përfshirë Gjermaninë”, tha Scholz.

Terminali i dytë gjerman LNG, në Lubmin tashmë është në funksion. Terminali i parë në Wilhelmshaven, u hap në dhjetor.

Latest articles

Related articles