Polumbarët kërkime në lumin Seman për makinën që dyshohet se ra nga Ura e Mbrostarit



Dy ekipe polumbarësh kanë mbërritur pranë Urës së Mbrostarit në Fier e ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e automjetit tip “Golf” që dyshohet se ka rënë në lum.

Kërkimet vijojnë ndërsa do të jenë polumbarët ata që do të vërtetojnë nëse makina është në ujë e brenda saj edhe 26-vjeçari, i cili ka marrë makinën me qira, e nëse udhëtonte i vetëm apo me persona të tjerë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Latest articles

Related articles