Paguani lekët – nga Indrit Vokshi

Tregohet si barcaletë se Berluskoni i ka thënë vajzës së tij, gjej një burrë që të çon me pushime në vendet e shtrenjta, të blen rrobat më të mira, të dhuron dhuratat më të çmuara. Të kesh gjithë rehatinë. Vajza i përgjigjet: Po dashuria baba, po yjet, po një trëndafil, po një poezi? Bija ime – ia kthen ai – këto janë mënyrat që kanë shpikur komunistët për të na “ashtuhur” pa para.
Edhe sot, kudo, kanë gjetur disa mënyra për të na bërë të mendojmë se mund të kemi suksese e arritje, pa para. Por kur sheh, pse ky injorant këtu? Pse ky i paaftë atje? Pse ky kriminel kudo? Pse të njejtët njerëz kaq kohë? Duhet të kuptojmë diçka; janë paratë, pasuria, lidhja e fortë përmes krimit financiar e jo vetëm financiar.
Ne pa dyshim do të flasim për votë të lirë, demokraci, ndarje të pushteteve, integritet të institucioneve. Kjo është e pamundur nëse nuk kthehet në mjet të vërtetë luftimi. Janë paratë e kriminalitetit dhe biznesit të lidhur me shtetin ato të cilat përcaktojnë ligjet, rendet dhe rëndësinë. Vetëm nëse një fuqi e madhe godet për interesat e saj, rendet ndryshojnë. E përsëri paratë do të kenë rëndësi të pazëvëndësueshme në çdo sistem të ardhshëm. Thjesht ndryshon, paratë e kujt do jenë?

Latest articles

Related articles