“Big Brother tërheqje nga problemet e vendit”, Sociologu: Ana e errët lakmia, intriga e përdorim i tjetrit si mjet

Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Lili Saraçi tha se ana e errët e Big Brother “është që në spektakël duket se ka shumë lakmia, intriga dhe përdorim të tjetrit si mjet jo si qëllim dhe kjo është pjesa më e ulët e asaj që transmeton”.

Pavarësisht kësaj ai pohon faktin që ka një “atraksion të madh social”.

“Pra në një pikëpamje po ta shikojmë nga ana negative duket se është tërheqje nga problemet e mëdha sociale që ka Shqipëria”, tha ai.

Gëzim Tushi: Së pari Big Brother duket që ka një atraksion të madh social. Pra në një pikëpamje po ta shikojmë nga ana negative duket se është tërheqje nga problemet e mëdha sociale që ka Shqipëria. Kriticistët që në shoqërinë shqiptare janë të shumtë kërkojnë një klasë ku jepen leksione etike e morale gjë që nuk është në koherencë me realitetin. Kemi një shoqëri ku vlerat e individit mënyrat si fiton suksesin, paranë janë të personalizuara. Ana e errët është që në spektakël duket se ka shumë lakmi, intriga dhe përdorim të tjetrit si mjet jo si qëllim dhe kjo është pjesa më e ulët e asaj që transmeton. Spektakli i mëshon më shumë sesa duhet sjelljes sociale.

Latest articles

Related articles