Terapia hortikulturore ndihmon në reduktimin e stresit te pacientët me anoreksi nervore restriktive dhe përmirëson perceptimin e tyre trupor dhe shqetësimin emocional, shkruan adnkronos.com.
Ky është përfundimi i një studimi pilot ”Made in Pisa”, të kryer nga një grup studiuesish nga Departamenti i Shkencave Bujqësore, Ushqimore dhe Agro-mjedisore të UniPi, Instituti i Fiziologjisë Klinike (Ifc) dhe i Shkencave dhe Teknologjive të Informacionit me qendër në Piza.
Studimi përfshiu një kampion vajzash adoleshente me një diagnozë të anoreksisë nervore restriktive dhe një indeks të masës trupore më pak se 16.
Për 12 javë, pacientët ndoqën, përveç trajtimit klinik konvencional, edhe një kurs të terapisë hortikulturore që përfshinte kultivimin e perimeve , bimët zbukuruese dhe mjekësore dhe për të karakterizuar format, ngjyrat dhe aromat e tyre.
Në fillim dhe në fund të trajtimit vajzat iu nënshtruan një vlerësimi psikiatrik dhe atyre iu bë një test identifikimi i nuhatjes për të vlerësuar ndjeshmërinë në lidhje me erërat dhe stresin e shkaktuar.
Rezultatet u krahasuan me ato të marra nga një grup pacientësh që i nënshtroheshin vetëm trajtimit klinik konvencional. Analizat statistikore të variablave klinikë dhe fiziologjikë treguan kështu se nivelet e përgjigjes ndaj stresit u përmirësuan me kalimin e kohës vetëm në grupin që iu nënshtrua terapisë hortikulturore.
”Angazhimi në praktikën e kujdesit ndaj bimëve çon në relaksim të mendjes dhe trupit. Kështu është e mundur, përveç rritjes së shëndetit, të mësohet edhe koncepti i sekuencës kohore, cikleve të të korrave dhe sezonalitetit të produkteve”, theksuan autorët.