Në vijim të operacionit “Road Guard 17”, policia ka kapur dhe arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim, si organizator i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave, të cilët janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, falë punës intensive dhe profesionale, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.