Kaloi lajmi i patronazhistëve të rinj me humorin e Luisit në Big Brother

Pra, teatër s’ka, bibliotekë s’ka, galeri artesh s’ka, kinemaja kushton sa qimet e kokës, opera s’ka, lekë s’ka, hapësira të gjelbërta s’ka … dhe problemi janë disa veta që duan të kalojnë kohën të shtunën, përpara Top Channelit.
Kur fundjava është kaq e zymtë dhe s’ke ndonjë gjë zbavitëse për të bërë, çuditem pse dolën aq pak vetë te protesta për Luizin në Big Brother. Duhej të ishin më shumë. Kjo protesta është njësoj si ata që dalin në rrugë kur ka një sherr. Dy veta po zihen, 50 të tjerë janë aty për komentim ngaqë s’kanë çfarë bëjnë.
S’ kisha kohë se isha në punë, por do kisha vajtur për një dorë gallatë andej.

Nga Sebastian Zonja

Latest articles

Related articles