Gramsh| Alpinisti bllokohet mes shkëmbinjve në kalanë e Tërvolit

Aventura e disa miqve për të eksploruar kalanë e Tërvolit në Gramsh u shnërrua në një eksperiencë të rrezikshme për ta, pasi njëri prej tyre ndodhet tashmë i bllokuar mes shkëmbinjve të thepisur.

Policia ka marrë njoftimin rreth orës 18:35. Për shkak të terrenit të vështirë, 43-vjeçari, banues në Belsh nuk mundi të dalë, ndërsa drejt zonës janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrfikës, janë nisur në ndihmë të tij.

Nata vështirëson edhe më tepër punën e ekipeve të emergjencave, ndërkohë që pritet ndërhyrja me helikopter.

Latest articles

Related articles