Chelsea vazhdon me serinë e rezultateve negative, teksa këtë të enjte, u mposhtën 2-1 nga Fulham në kampionat.
Zërat për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Potter kanë qenë të shumta, por drejtuesit tashmë e kanë marrë vendimin.
Sipas mediave angleze, trajneri ka besimin e kryesisë dhe do të vazhdojë të jetë trajner i londinezëve.
Megjithatë në rast se situata nuk ndryshon, atëherë nuk përjashtohet mundësia e një shkarkimi për Potter.