PSG-ja i bën ofertë të çmendur Interit për Skriniar

Oferta e fundit e Paris Saint-Germainit për Milan Skriniarin ka bërë që mbrojtësi sllovak të hezitojë për ta rinovuar kontratën me skuadrën e Interit, raporton “La Repubblica” të premten.

Bëhet e ditur se Parisi i ka ofruar atij kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 12 milionë eurosh vetëm për ta bindur që të transferohet në Francë. PSG-ja po synon transferimin e Skriniarit në verë si lojtar të lirë, pasi atij i skadon kontrata me Interin në fund të sezonit.

Ai po shihet te Parisi si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen dhe klubi francez po insiston t’i sigurojë shërbimet e tij. 27-vjeçari është njëri prej mbrojtësve më të dalluar në Serie A, ndërsa është pjesë e Interit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Sampdoria.

Ai këtë sezon ka 22 paraqitje për Interin në të gjitha garat.

Latest articles

Related articles