Zbardhet identiteti i personit që mbeti i plagosur sot me armë zjarri në Fier si dhe emri i autorit, që ndodhet në arrati.
Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin pranë një qendre tregtare në lagjen “11 janari”. I plagosur ka mbetur Dashamir Muça, ndërsa në kërkim është shpallur Altin Nika.
NJOFTIMI I POLICISË
Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.
Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.