Ligji i Lustracionit, ja pse Berisha dhe Metaj kërkojnë me çdo kusht Grupin Parlamentar të PD

Një nga arsyet kryesore pse Salimeta kërkon me çdo kusht të kapë Grupin Parlamentar të PD është, ligji i lustracionit, i cili pritet të kalojë në fillim të sesionit të ri parlamentar me qëllim që të hyj në fuqi në zgjedhjet lokale.

Pikrësht ky ligj që pritet të prekë Berishën e Metën dhe krejt grupin e tyre ka bërë që ata të kenë objektiv kryesor, kapjen e grupit parlamentar dhe largimin nga kreu i tij Enkelejd Alibeaj, i cili ja qenë dhe është një nga aktorët e faktorët kryesor për miratimin e këtij ligji .

Grupimi “salimetaj” ka dalë kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit vitin e kaluar por nuk mundi ta bllokojë atë pasi Grupi Parlamentar i PD i drejtuar nga Alibeaj votoi pro hapjes.

Mirëpo në se hapja e dosjeve të Sigurimit ishte një goditje morale për ta, ligji i Lustracionit pritet të përjashtojë nga politika dhe administratat një sër politikanësh dhe zyrtarësh të lartë, tek të cilët Berisha ka mbështetur pushtetin dhe politikën e tij nëpërmjet shantazhit me dosjet e Sigurimit .

Pastrimi i politikës dhe administratës nga autorët e krimeve të komunizmit dhe njerëzit e Sigurimit të Shtetit, pritet të jetë një goditje e fortë për Berishën e Metajn dhe vazhdimësinë politike të komunizmit në Shqipëri.

Dosjet e Sigurimit janë përdorë në mënyrë të vazhdueshme prej tij si “materiale shtrënguese” për të garantuar “besnikërinë ” e politikanëve dhe zyrtarëve të shtetit nga Berisha dhe të tjerë që kanë dijeni për to .

Ishte pikërisht një nga këto dosje të Sigurimit të Shtetit që u përdor për të fituar gjyqin për statutin në gjykatën e Tiranës të cilin Berisha e përdori për pushtimin e Selisë së PD e po e përdor për të pushtuar gjithë PD.

Janë të gjitha gjasat që këto dosje janë përdorur e po përdoren si presion për ndaj deputetëve e politikanëve të PD edhe në këtë agresion të radhës së tij për pushtimin e Grupit Parlamentar.

Për të miratuar Ligjin e Lustracionit duhet shumicë e cilësuar në Kuvend që nuk arrihet edhe pa votat e opozitës. Prandaj për grupimin “salimeta” ka vetëm një mundësi në dispozicion për bllokimin e këtij ligji, kapja e Grupit Parlamentar për të bllokuar votën e opozitës pro këtij ligji .

Prandaj të gjithë të prekurit prej ligjit të hapjes së dosjeve të Sigurimit dhe ligjit të pritshëm të lustracionit në politikë, media e administratë janë bashkuar me Berishën betejen e tij për kapjen e Grupit Parlamentar dhe krejt PD.

Nebil Çika

Latest articles

Related articles