Ilir Meta jashtë politikës? PS kërkon zbardhjen e dosjes së spiunit I.M


Partia Socialiste ka hedhur një tjetër hap për të pastruar politikën nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, ku padyshim që më të rrezikuarit janë ish-presidenti Ilir Meta, për të cilin Autoriteti i Dosjeve dyshon se ka qenë spiun i agjencive të spiunazhit shqiptar para viteve ’90 dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet se ka qenë Sekretar Partie gjatë kohës së regjimit komunist.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili dje në një dalje për mediat pas Konferencës së Kryetarëve, theksoi se do të ishte e papranueshme që në listët e kandidatëve të ishte edhe bashkëpunëtori me iniciale I.M., që i përkasin Ilir Metës. Sipas tij, PD ka shfaqur gatishmërinë e duhur për të kontribuar për miratimin e këtij ligji, duke i shtrirë kështu dorën Partisë Demorkatike zyrtare për ta përzënë përfundimisht nga politika, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “14 maji po afron dhe do të ishte e papranueshme që në listët e kandidatëve të ishte edhe bashkëpunëtori I.M apo me iniciale të tjera, apo në 2025-n anëtar i Kuvendit të Shqipërisë. Ne këtë gjë duhet ta pengojmë sa më shpejt. Janë ndërhyrje ligjore që kërkojnë 3/5. Dhe më bën përshtypje se këtë gjë e pengon Partia Demokratike. Ose nuk ka shfaqur gatishmërinë e duhur për të kontribuar për miratimin e këtij ligji”, tha Balla. Sa i përket zgjedhjes së avokatit të Popullit, Balla u shpreh se opozita e pati mundësinë që bëjë propozime por nuk e shfrytëzoi.

Për këtë arsye e cilësoi proces të hapur dhe ftoi të interesuarit që të bëhen pjesë.“Sapo të fillojë sesioni, do të ketë një komunikim nga ana e Komisionit të Ligjeve përsa i përket këtij procesi. Mendoj që duhet të jetë proces i hapur dhe sa më shpejt të jetë e mundur do t’i japim Shqipërisë një avokat populli, jo i PD. Opozita e pati të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme, 8 muaj për t’i dhënë vendit avokat populli dhe nuk e shfrytëzoi. Ne do t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin e tij. Do jetë proces i hapur”, tha Balla. Po ashtu theksoi se asnjë shkresë e firmosur nga Sali Berisha nuk do të merret parasysh.“Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi të shpallur non grata nga SHBA. Në këto 2 vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se ishte me firmën e non gratës, edhe kërkesa të tjera duhen refuzuar me patjetër. Unë po flas për shkresë, për kërkesë, jo për bakllava. E vërteta është që zotërisë në fjalë, çdo lloj kërkese i është refuzuar në aspektin formal”, deklaroi Balla.

Ligji i spiunëve, Tabaku i përgjigjet Ballës

Por deklarata e Ballës se ndryshimet ligjore që ndalojnë ish spiunët të jenë në politikë dhe që u diskutua dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duket se kanë shkaktuar debate. Ka qenë deputetja e PD zyrtare, Jorida Tabaku, e cila i është përgjigjur dje kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Duke folur para mediave,Tabaku theksoi se Partia Demorkatike propozoi paketë për pastërtinë e figurave, ndërsa sipas saj, Partia Socialiste ka hall me një individ të veçantë, duke iu referuar Ilir Metës.“Dua t’ju informoj se u diskutua edhe ligji për pastërtinë e figurave. PD ka propozuar një paketë ligjore për pastërtinë e figurave. Ne nuk merremi me individë të veçantë. Unë nuk di që PD drejton komisionin e ligjeve apo Kuvendin e Shqipërisë. Se çfarë halli ka Balla me një individ të veçantë të bëjë çfarë të dojë. Kjo është çështje parimesh”, deklaroi Tabaku.

PS komenton zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Ndërkohë një tjetër çështje, e cila është diskutuar dje në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit është zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla u shpreh se opozita e pati mundësinë që bëjë propozime por nuk e shfrytëzoi. Për këtë arsye e cilësoi proces të hapur dhe ftoi të interesuarit që të bëhen pjesë. “Sapo të fillojë sesioni, do të ketë një komunikim nga ana e Komisionit të Ligjeve përsa i përket këtij procesi. Mendoj që duhet të jetë proces i hapur dhe sa më shpejt të jetë e mundur do t’i japim Shqipërisë një avokat populli, jo i PD. Opozita e pati të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme, 8 muaj për t’i dhënë vendit avokat populli dhe nuk e shfrytëzoi. Ne do t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin e tij. Do jetë proces i hapur”, tha ai.

Balla sulmon Berishën

Po ashtu, Balla theksoi se asnjë shkresë e firmosur nga Sali Berisha nuk do të merret parasysh. “Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi të shpallur non grata nga SHBA. Në këto 2 vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se ishte me firmën e non gratës, edhe kërkesa të tjera duhen refuzuar me patjetër. Unë po flas për shkresë, për kërkesë, jo për bakllava. E vërteta është që zotërisë në fjalë, çdo lloj kërkese i është refuzuar në aspektin formal”, nënvizoi Balla.

Latest articles

Related articles