I vendosën tritol në vilë, flet babai i shefit të Krimeve: Ishim 17 persona në banesë! Ngjarja për shkak të detyrës

Babai i shefit të Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpatit, ka treguar momenti kur shpërtheu tritoli jashtë banesës së tyre.

Gjergj Shpati tha se ishte në gjumë kur dëgjoi shpërthimin e fuqishëm dhe doli jashtë. Ai u shpreh se tritoli ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit. Dëgjova zhurmë, dola e pashë ishte e shkatërruar. Ishin 17 veta në banesë, 3 familje. Ishte i fuqishëm, ka shkatërruar shumë, dritare, dyer, fasada, makina.

Nuk e di pse ka ndodhur, isha në gjumë. Për shkak të detyrës sepse nuk kemi probleme me njeri. Nuk di që Pëllumbi të ketë pasur kërcënime.

Kërkojmë që shteti të bëjë punën e vet, të hetojë”, u shpreh Gjergj Shpati.

Latest articles

Related articles