Çollaku letër Autoritetit të Dosjeve: Të verifikohen të gjithë deputetët nëse kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku thotë se përmes një kërkese zyrtare në cilësinë e deputetit, do t’i kërkojë Autoritetit të Dosjeve verifikimin e ligjvënësve që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i grupimit të Alibeajt, thotë se do të kërkojë verifikim dhe listën e plotë të të gjithë deputetëve nga 1992 deri në 2023, për të parë nëse dikush ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak muaj pasi Autoriteti i Dosjeve u përfshi në një debat të madh publik, ku u aludua se ish-presidenti, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta – i cili sot është në koalicion me Sali Berishën – ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit.

Kam vendosur t’i drejtohem Autoritetit te Dosjeve, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kërkesë zyrtare për të verifikuar e për të më vënë ne dispozicion, nga 1992 deri në 2023, listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nëse e kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, shprehet Kreshnik Çollaku.

Latest articles

Related articles