Ben Andoni: Ata që mbështesin Berishën e përdorin për qëllimet e tyre

Analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se “Kjo PD e mbylli misionin e vetë. ‘

Sipas tij ‘Ne nuk gjejmë më zë tek opozita. Opozita më shumë merret me pjesën e saj proceduriale me paqartësitë’.

Ben Andoni: Opozita nuk merret fare me aktin që një sanitare ka më shumë para se një i pasur në Shqipëri.  Kjo është vërtet shqetësuese dhe e gjithë kjo situatë po krijon një humbje vëmendje nga gjërat reale të vendit tonë. Ne nuk gjejmë më zë tek opozita. Opozita më shumë merret me pjesën e saj proceduriale me paqartësitë, që i kanë dhënë zë Nikollës si kryetare parlamenti. Besoj që PD e të dy krahëve ka shumë zëra destruktiv për të prishur akoma më shumë PD-në. Kjo PD e mbylli misionin e vetë. Besoj se ajo që do të ndodhë pas 14 majit ajo do të jetë e vërteta për një forcë të re politike brenda grupit të PD që do të mbartë të gjithë trashëgiminë dhe në shpresën time do të jetë a aftë të rithemelohet. E vetmja gjë për PD në këtë moment ka mbetur rithemelimi i saj.

Latest articles

Related articles