Mijëra euro vjedhje – Merret në pyetje Klosi, ish-zyrtares i kontrollohet banesa, dy ofertat e prokurorisë

• Pesë ditë pas arrestimit të pastrueses Rozeta Dobi, bashkë me djalin e saj Havier, grupi hetimor ka vendosur të kryejë një kontroll në panesën e ish-zyrtares Alda Klosi, ku nënë e bir morën 120 mijë euro dhe një sasi të konsiderueshme florinjsh. Kontrolli është kryer dje, por ende nuk ka një njoftim mbi atë ç’ka është gjetur.

• Sot, prokuroria ka marrë në pyetje vetë Klosin, lidhur me shumën mbi 400 mijë euro që u gjet në tubin e aspiratorit të shtëpisë së pastrueses. Por, ish-zyrtarja ka mohuar të ketë lidhje me ato para. Klosi është shprehur se të sajat janë vetëm 120 mijë eurot e gjetura në fillim dhe disa prej bizhuterive.

• Nga ana tjetër, lëvizje po kryhen dhe për bashkëpunimin e Dobit. Prokuroria e Tiranës i ka ofruar Rozeta Dobit dy oferta. E para është bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje. Oferta e dytë ka të bëjë me zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu. Tashmë, të dyja ofertat presin për përgjgjen e Dobit.

Latest articles

Related articles