Massimilano Allegri: thumbon Napolin

Nesër do të luhet ndeshja e madhe e Serie A midis Napolit dhe Juventus, dy skuadrat që kryesojnë renditjen. Duke folur për rëndësinë e kësaj sfide, trajneri i bardhezinjve Massimilano Allegri, përpiqet të shkarkojë tensionin e kësaj sfide te rivalët.

Nuk kemi përgatitur ende asgjë konkrete prë këtë sfidë. Sot pasdite, në stërvitjen e fundit, do të sistemojmë 2-3 gjëra për të përgatitur ashtu si duhet ndeshjen. Nesër do të kemi një ndeshje të bukur për sportin”, tha Allegri gjatë konferencës për shtyp.

Luajnë Napoli e Juventus, dy ekipet më të mira, por do të jetë një ndeshje që nuk do të vendosë shumë për fatet e kampionatit.


Të paktën për ne. për Napoli natyrisht që do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Është një ndeshje më shumë e rëndësishme për ata se sa për ne, që jemi më të qetë, s’kemi asgjë për të humbur
”, u shpreh Max Allegri.

Latest articles

Related articles