Incident në BIG BROTHER VIP 2, një ambulancë arrinë në shtëpi për Kiara Titon

Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident, mesa duket serioz brenda shtëpisë .

Ajo ishte duke luajtur me karrigen, teksa është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot.

Menjëherë banorët u lajmëruan të mos e lëvizin Kiarën, pasi ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e duhur.

Kiara, e shtrirë në tokë, u tha banorëve se ka shumë dhimbje.

“Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje!” tha moderatorja e përlotur, ndërsa Tea, Mikela po i qëndrojnë pranë, ndërkohë, Luizi mori një jastëk për t’ia vendosur.

Latest articles

Related articles