Gazetari Arbër Hitaj u shpreh se opozita ka standarde të dyfishta, sepse ka pasur denoncime të shumta në rastin e pastrueses.
Ai tha se për rastin e arrestimit të sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave, opozita nuk ka reaguar aspak.
Hitaj: Opozita ka standarde të dyfishta, sepse kemi pasur denoncime të shumta në rastin e pastrueses dhe me të drejtë, por opozita ka humbur në lidhje me rastin e një zyrtari të lartë të ministrisë së Financave. Ai është autoritet më i lartë në ministri pas ministrit.Shoh që PL dhe PD-ja janë apatike për këtë rast. A duhet ta mbështesin deri në fund drejtësinë apo jo? Ta inkurajojnë së paku. Çdo trysni publike në rast me drejtësinë dhe ta ngrenë kauzën në nivel kombëtar i shërben të mirës dhe publikes. Prandaj i bëhet thirrje drejtësisë.
Kujtojmë që avokati i Gjokutajt është antari i kryesisë së partisë së Lirisë së Metajt.