“GJUHA E URREJTJES NË MEDIAT DEMOKRATIKE”

Roli i medias në një shoqëri demokratike konsiston në shumë aspekte duke filluar nga informimi i publikut në lidhje me situatën politike, ekonomike, kulturore, sociale etj. Gjithashtu, media jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e debateve publike, në mobilizimin e opinionit publik, në shprehjen e pluralizmit politik, pikëpamjeve apo ideologjive të ndryshme. Nga ana tjetër, media shërben për paraqitjen e pikëpamjeve/qasje të ndryshme ideologjike për çështje të caktuara si dhe për të shpjeguar politikat/vendimet e marra.

Në ditët e sotme, media, përmes evolimit të saj, është shndërruar në një platformë ku pothuajse të gjithë njerëzit mund të shprehin opinionet e tyre. Në një shoqëri demokratike, kjo është padyshim një arritje e madhe pasi krijon mundësinë që në kohë reale, në mënyrë të thjeshtë e pa kosto financiare, çdo person të japë mendimin e tij dhe ky mendim të arrijë tek një numër shumë i madh personash. Por këto platforma, në disa raste, mund të shndërrohen në instrumente për shpërndarjen e informacioneve të rreme dhe mesazheve që nuk kontribuojnë në nxitjen e një debati konstruktiv në një shoqëri demokratike. Mesazhet negative mund të përshkallëzojnë deri në gjuhë urrjetje.

“Gjuha e urrejtjes” duhet të kuptohet si një nocion që i përfshin të gjitha format e të shprehurit me të cilat përhapet, nxitet, promovohet ose arsyetohet urrejtja racore, ksenofobia, antisemitizmi ose forma të tjera të urrejtjes, të bazuara mbi mostolerancë, përfshirë edhe: mostolerancën e shprehur në formë të nacionalizmit dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminimin dhe armiqësinë ndaj minoriteteve, migrantëve dhe personave me origjinë imigrante” .

Gjuha e urrjetjes krijon një ambient fertil për dhunën dhe represionin, veçanërisht por jo vetëm, ndaj personave dhe grupeve në pozita të disfavorshme ndaj shoqërisë, duke përfshirë legjitimimin e përdorimit të dhunës ndaj tyre . Si rrjedhojë, shtetet demokratike duhet të jenë të afta të marrin masat e duhura për të parandaluar këto fenomene negative si dhe t’i dënojnë në rast se ato shfaqen. Por, ndalimi i gjuhës së urrjetjes në praktikë nuk është kaq i lehtë dhe mbart disa sfida.

Së pari, duke ndaluar gjuhën e urrjejtjes mund të cenohet e drejta e shprehjes, një nga të drejtat themelore të njeriut. Për këtë arsye, shtetet duhet të provojnë në çdo rast se masat e marra kundër gjuhës së urrjetjes janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike për parandalimin e çrregullimeve, për mbrojtjen e shëndetit apo moralit, për mbrojtjen reputacionit ose të drejtat e të tjerëve etj. Për këtë arsye, ndalimi i gjuhës së urrjtjes duhet të aplikohet vetëm në raste të shkeljeve të rënda. Shtetet duhet të fokusohen me së tepër në parandalimin e gjuhës së urrjejtjes përmes formave të ndryshme si bashkëpunimet mes autoriteteve publike dhe mediave, organizatave të mediave, platformat, organizatat e shoqërisë civile, etj. Gjithashtu, një rol të rëndësishëm në drejtim të eleminimit të gjuhës së urretjes mund të luajë ndërmarrja e aktivitete ndërgjegjësuese, miratimi i kodeve të sjelljes në media, ngritja e sistemeve të monitorimeve periodike të gjuhës së përdorur, inkurajimi i trajnimeve të vazhdueshme në menaxhimin e gjuhës së urrejtjes, diskriminimit në media si dhe promovimin e etikës në gazetari.

Koalicioni “Bashkë për Fjalën e Lirë”.

Latest articles

Related articles