Deputetja e PD, Eralda Tase Bano për skandalet e qeverisë: Këta vjedhin në emër të Ramës

Nga Eralda Tase Bano

1.2 mln euro janë vjedhur nga buxheti i shtetit nga punonjës dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave.
Jo më larg se para disa ditësh një tjetër zyrtare, Alda Klosi, rastësisht kishte një pasuri të pajustifikuar nën jorgan.

Me logjikë të thjeshtë, të gjithë ata që janë drejtpërdrejtë në varësi të ministrave dhe Edi Ramës, ata që fusin duart në lekët e qytetarëve dhe vjedhin fondet publike, nuk ka sesi mos të kenë lidhje me eprorët e tyre.

Këta kriminelë vjedhin në emër të qeverisë Rama.

Kërkoj dorëheqjen e ministres Ibrahimaj dhe zbardhjen e lidhjeve të saj me këto ngjarje.

Latest articles

Related articles