Një anije peshkimi ka dhënë alarmin pasi i është fikur motori në det të hapur.
Kapiteneria e Portit Vlorë në orën 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motori, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikës. Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes së lumit Seman në këto koordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë.
Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD dhe Rojën Bregdetare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit. Aktualisht mjeti po lundron i asistuar drejt Triportit Vlorë.