Kur flasim për humorin shkodran, vlerësim i madh shkon dhe për aktoren e njohur Zyliha Miloti.
Një artiste që prej dekadash po merr vlerësime të shumta nga publiku dhe kritika për atë që ajo përcjell në skenë.
Një aktore që ka interpretuar në role të shumta, duke dhuruar emocione të mëdha për publikun.
Zyliha Miloti numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer. Shfrytëzon me sens e maturi nëndialektin e të folurës shkodrane, pa e bërë atë një zhargon të rënd, përkundrazi duke i dhënë një tingëllim poetik e plot muzikalitet.
Zyliha Miloti feston sot 76-vjetorin e lindjes.
Ajo lindi në Shkodër, më 11 janar 1946 . Mbaroi liceun artistik ”Jordan Misja”, me 1965 për aktore dhe nga viti 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret ma të suksesshme të Estradës Profesioniste të Shkodrës për rreth 40 vjet.
Plot hir në skenë, me një prani aktoriale që imponohej gjithandej me zë të plotë e të bukur, Zyliha Miloti numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer. Shfrytëzon me sens e maturi nëndialektin e të folurës shkodrane, pa e bërë atë një zhargon të rënd, përkundrazi duke i dhënë një tingëllim poetik e plot muzikalitet.
Ka krijuar figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazane, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo ”burrnesha”, zyrtare e intelektuale të kohës etj.