“Vajza e Alda Klosit po qante në trotuar”, dëshmia e administratorit të pallatit për vjedhjen në banesën e ish-zyrtares

Referuar dëshmisë së vajzës së mitur të ish-zyrtares së lartë në administratë, Alda Klosit, ka qenë ajo e para që ka konstatuar vjedhjen në shtëpinë ku jetonin ku ka parë se dera ishte e hapur, rafti në dhomën e gjumit ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura përtokë.

Referuar dëshmisë së vajzës së Alda Klosit, ajo ka telefonuar menjëherë mamanë e saj, ish-zyrtaren Alda Klosin për t’i treguar mbi situatën.

Blendi Fevziu thotë se referuar dëshmive të personave të pyetur të pallatit, vajza e Alda Klosit është parë duke qarë tek trotuari në pritje të mbërritjes të së ëmës.

Në emisionin “Opinion” është zbardhur dëshmia e administratorit të pallatit ku banonin nënë e bijë, i cili ka treguar se në trotuar ka parë vajzën e Klosit duke qarë dhe disa persona të tjerë. Në atë moment, ai është afruar dhe ka mësuar në lidhje me vjedhjen e banesës së Alda Klosit.

Dëshmia e administratorit të pallatit:

Me datë 15.12.2022 rreth orës 12:30 është larguar për në shtëpinë e tij. Rreth orës 14:00 e ka telefonuar një banor i pallatit dhe i ka thënë se kishte ngelur një fëmijë në ashensor.

Pas kësaj, menjëherë ka shkuar tek pallati dhe ka shikuar një zonjë që banon në katin e parë të pallatit që po qante në trotuar dhe disa persona të tjerë. Është afruar dhe ka mësuar në lidhje me vjedhjen e banesës së shtetases Alda Klosi.

Ai sqaron se gjatë kohës që ka qenë në punë duke filluar rreth orës 06:30 dhe deri në orën 12:30 nuk ka parë ndonjë person të dyshimtë.

Por si e mësoi sanitarja Rozeta Dobi se ishte mësuar mbi vjedhjen që kishte kryer në banesën ku jetonte Alda Klosi me të bijën.

Dëshmia e Rozeta Dobit:

Është pyetur shtetësja Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se prej rreth 5 vjetësh ishte pastruese e banesës së shtetases Alda Klosi dhe bënte pastrimin e banesës çdo javë, në ditën e hënë.

Me datë 15.12.2022 rreth orës 11:00 ka marrë autobusin e Unazës së Madhe dhe ka zbritur tek X stacion dhe në këmbë ka shkuar tek banesa e Altin Klosit ku ka bërë pastrimin e banesës deri në orën 18:00.

Gjatë kohës që ka qenë duke pastruar rreth orës 12:00 ka dëgjuar se vajza e tyre ka telefonuar Altinin dhe pasi ka mbaruar telefonatën me vajzën, Altini i ka thënë se i kishin vjedhur Aldës shtëpinë.

Ajo ka deklaruar se kishte një kopje të çelësit të banesës ku jetonte shtetësja Alda Klosi, dhe këtë çelës nuk ia kishte dhënë asnjë personi tjetër.

Latest articles

Related articles