Tifozët e Interit kundër trajnerit Inzaghi: Asllani meriton më shumë minuta

Ndeshja me Parmën, e vlefshme për Kupën e Italisë, është shfrytëzuar më së miri nga Krisjan Asllani. Mesfushori i talentuar ishte autor i një ndeshjeje mjaft positive dhe paraqitja e tij nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e tifozëve të cilët tani e kanë me trajnerin.

Pak minuta – Edhe pse Marcelo Brozovic prej javësh është frenuar nga një dëmtim muskulor në pulpë Asllani ka gjetur shumë pak minuta lojë me Interin. Inzaghi preferon që në vend të kroatit të adaptojë Hakan Çalhanoğlu si mesfushor para mbrojtjes dhe për këtë arsye për Asllanin shanset janë edhe më të vogla të tregojë sa vlen si dhe të rritet profesionalisht. Që pas transferimit nga Empoli, Asllani numëron 222 minuta në Serie A (në 8 ndeshje), 125’ në Ligën e Kampioneve (në 5 ndeshje) dhe 120’ në Kupën e Italisë (në 1 ndeshje).

Në vështirësi – Pikërisht dueli me Parmën ka bërë që 20-vjeçari të ketë pas vetes edhe tifozët e Interit. Pas fitores të vështirë që mori Interi përballë skuadrës të Serie B, tifozët akuzuan trajnerin për minutat e pakëta që i kishte dhënë Asllanit në sezonin e pare si zikaltër. Në shumicën e komenteve 20-vjeçari përgëzohej për vendimet që mori në aksionin që solli golin e barazimit. Shumica i kërkonin trajnerit që të konsideronte shqiptarin si alternativën e parë në rast se Brozovic nuk aktivizohet.

I emocionuar – Vetë i riu pas ndeshjes me Parma-n, pranoi se ishte i emocionuar kur mendonte se brenda pak ditëve Interi do të luante finalen e Superkupës kundër Milan-it. “Si fillim kemi ndeshjen me Verona-n në Serie A dhe pas duhet të mendojmë për Milan-in. Nuk jam mësuar me ndeshje si këto. Jam shumë i emocionuar”, tha Asllani.

Latest articles

Related articles