– Një baba është revoltuar me mjeket e Pediatrisë që nuk i kanë kontrolluar fëmijën e tij dhe e shmangin me argumentin se një tjetër fëmijë kishte ndërruar jetë, ndaj nuk prisnin dot askënd. Për mikrofonin e Top Channel, burri në fjalë shprehet se e ka dërguar fëmijën e sëmurë në spital që prej mbrëmjes se kaluar, asnjë mjek nuk ia vizituar. Ai shton ndër të tjera se mjekët i thonë që të largohet nga spitali dhe nëse dëshiron, mund të telefonojë edhe policinë, por që ata nuk e ndihmojnë dot.
“E kam sjellë fëmijën që dje në darkë. Zonja infermiere as e ka vizituar, asgjë, më thotë merre çoje në shtëpi sepse këtu ka vdekur një fëmijë thotë dhe kemi problem thotë, ta vizitojmë. Gjeni ju si ta vizitojmë fëmijën. Nuk i ka bërë asgjë, as gjilpërë, as serum, më bën edhe kërcënim, lajmëro policinë thotë. Zonjë për çfarë, i kam bërë filmime, pse më bën filmime thotë, urdhëro filmimet,”- tha qytetari dhe tregon videon.
Në pamje, duket qytetari që thërret një prej doktoreshave, të cilën e ndjek nga pas, kurse ajo ikën me vrap.