Shkarkohet presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Noel Le Graet

Komiteti i jashtëzakonshëm Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit, në mbledhjen e fundit ka vendosur të shkarkojë Noel Le Graet nga detyrat e tij si president i Federatës Franceze të Futbollit.

Filipe Diallo, nënkryetar i organizatës, do të jetë ushtrues detyrë në këtë pozitë. Në fillim, deklarata e tij se nëse Zidan do e merrte në telefon për t’i kërkuar pozicionin e trajnerit të kombëtares së “gjelave” dhe se Le Graet nuk do ia hapte telefonatën, bëri që shumë yje të futbollit të replikojnë atë dhe të mbajnë anën e Zidanit.

Më pas, një tjetër situatë e rëndë ndodhi kur Sonia Soudi, një agjente futbolli në Francë, deklaroi gjatë një interviste se Le Graet e ka ngacmuar disa herë seksualisht. Kjo gjë i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit.

Latest articles

Related articles