“Revolucioni po vjen nga Perëndimi, këtu nervi ka ngordhur”

Gazetari Poli Hoxha e cilëson klasën politike në vendin tonë, si shumë kriminale.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Hoxha the se pavarësisht se jemi në Europë si rajon, është dhe faji i Perëndimit që na ka lënë si xhep, ndoshta për eksperiment apo diçka tjetër.

Se dhe këto ndryshime që po ndodhin, se i shoh edhe si ndryshime gjeostrategjike dhe këtë revolucion që thotë Sali Berisha, them që ka revolucion, por nëse po vjen, vjen nga Perëndimi, jo nga këtu.

Ta harrojmë! Këtu nervi ka ngordhur. E vetmja shpresë vjen nga jashtë, por jo se vjen për Ballkanit, por se për interesat e tyre gjeopolitike se këtu gjërat duhet të ndryshojnë.

Beteja nuk ka mbaruar se vërtetë është rritur fryma, madje po bëhet pak e rrezikshme.

SHBA dhe vendet e Perëndimit, nuk merren me emra dhe parti, por edhe zyra më qendrore e analizës si CIA, zyra kryesore i analizës është testimi pro apo kundër.

Për rastin e pastrueses që iu gjetën 500-600 mijë euro kesh, ai tha se po të pyeten biznesmenët, nuk i kanë kaq para bashkë.

Korrupsioni është evident dhe ky fenomen na ka bullizuar. Shoh një brez që me modelin e këtyre duan të pasurohen shpejt.

Latest articles

Related articles