Nga Indrit Vokshi
Në Ballkan ishte era e rinovimeve. Kurti-Osmani në Kosovë, Abazoviq në Mal të Zi, Zaev, Kovaçevski e Miçkovski në Maqedoni, Denis Beqiroviq në Bosnje, edhe Micotakisi në Greqi. Vetëm në Serbi dhe Shqipëri ska rinovim.
Disa duan të heqin Ramën dhe të risjellin Metën dhe Saliun – vetëm këta janë, na thonë, ska të tjerë përveç këtyre. A e kuptojnë se ajo lojë tashmë ka marrë fund, ska më terren për ta?
Turmat dhe militantët, ska dyshim se nuk e kuptojnë, ata ecin me iluzione përrallore, ëndërrojnë sikur shpejt do vijë dita që t’i mbajnë edhe një herë në krahë, t’i fusin në institucione duke i mbajtur mbi shpatulla.
Lidershipi dhe biznesi i pasuruar dhe i kamur bashkë me ta me korrupsion e plaçkë, e kuptojnë por skanë rrugë tjetër, luftojnë për të mbrojtur copat e pasurisë e influencës.
Herët e vonë, me zor a pa zor, do ndryshohet edhe në Shqipëri. Vetëm sa pengojnë dhe zvarrisin kot.
Është e njejta skemë që Sulltan Mahmudi II në bashkëpunim me Britaninë iu bënë sundimtarëve të Ballkanit, prej të Ali Tepelana deri te Hysen Gradasheviq në Bosnje. Sot po ua bën SHBA me BE-në.