Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ua ka hequr nënshtetësinë ukrainase të 4 politikanëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ua ka hequr nënshtetësinë ukrainase të 4 politikanëve, duke përfshirë politikanin pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk, i cili u transferua në Rusi vitin e kaluar sipas një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.

Kam vendosur t’u heq shtetësinë 4 personave: Andriy Leonidovich Derkach, Taras Romanovich Kozak, Renat Ravelijovich Kuzmin dhe Viktor Volodymyrovich Medvedchuk,” tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.

“Nëse përfaqësuesit e popullit vendosin t’i shërbejnë jo popullit të Ukrainës, por vrasësve që erdhën në Ukrainë, veprimet tona do të jenë të përshtatshme”, shtoi ai.

Medvedchuk, një aleat i ngushtë i liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, drejtoi partinë e ndaluar opozitare pro-ruse – “Për jetën në Ukrainë” dhe u përball me akuza për tradhti përpara se të transferohej në Moskë në shtator 2022.

Si Kozak ashtu edhe Kuzmin u zgjodhën në parlamentin ukrainas si anëtarë të partisë së Medvedchukut.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Kozakut në janar të 2022, pronarit të tre kanaleve televizive, për përhapjen e dezinformatave ruse, pasi Kievi kërkoi arrestimin e tij me akuzën e tradhtisë.

Derkach, një ligjvënës ukrainas i sanksionuar gjithashtu nga Uashingtoni, u akuzua në Shtetet e Bashkuara në dhjetor për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve.

Ai u akuzua se ndihmoi Rusinë të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA.

Latest articles

Related articles