Dash Sula: Aministia Fiskale për “Alda Klosë-t” e qeverisë, jo për emigrantët

Projekti i qeverisë për Amnistinë Fiskale nuk i shërben aspak emigrantëve shqiptarë që kanë punuar me ndershmëri në një vend të huaj, por kërkohet me ngulm nga kjo mazhorancë për të legalizuar paratë e Alda Klosit, dhe të tjerëve si ajo në qeveri dhe në administratën e kësaj mazhorance.
Insistimi i dy ministrave sot edhe pas skandalit me ish-drejtoreshën e koncesioneve është tregues i qartë i qëllimit real i qeverisë për amnistinë fiskale.
Shqiptarët që kanë emigruar që nga vitet 90 në vendet e huaja, janë integruar, kanë marrë edhe banesa, janë shkolluar dhe nuk kanë para të jashtligjshme.
Para të pa deklaruara kanë trafikantët dhe hienat në administratës publike që grabisin qytetarët shqiptarë cdo ditë.
Vec vjedhjes së përditëshme, amnistia fiskale do ti dëmtoj edhe më shumë qytetarët e thjeshtë sepse leku i pisët do i ngrej edhe më shumë cmimet e ndërtimeve dhe do dëmtojë biznesin e ndershëm.
Për më tepër Amnistia Fiskale është 180 gradë në drejtim të kundërt me politikat dhe orientimin e Bashkimit Evropianë.
Qytetarët shqiptar i kanë sytë nga BE, ndaj edhe qeveria duhet të heq dorë nga nismat e saja për të forcuar bandat dhe ta largojë vendin nga BE.

Latest articles

Related articles