Nga Nebil Çika
Sot, Sali Berisha u “bë i gjallë “ pas një mungese publike, siç tha për arsye shëndetësore.
Gjatë mungesës së tij kanë ndodhur dy ngjarje qe kane lidhje drejtpërdrejtë me Berishën dhe ai nuk është pyetur e as ka dhënë ndonjë shpjegim e qëndrim për to.
E para është publikimi i audio-përgjimit te një bisede te tij me Ramën ne një takim te tyre 4 janar 1991 e fshehur nga të dy ku Berisha komprometohet si një mbështetës i Ramiz Alisë por që dëshmon edhe komunikimin apo marrëveshjet e mohuara, deri tani, midis të dyve.
Edhe pas këtij audio-përgjimi, provë e bashkëpunim të tij me Ramën, e fshehur prej tyre për arsye të dyshimta, Berisha vazhdon te akuzojë kundërshtarët e tij në PD si bashkëpunëtorë të Ramës, pa pasur ndonjë prove për këto akuza.
Ngjarja e dytë që ka ndodhur në mungesën e Berishës është komunikimi i akuzës se ish ministrit të tij Fatmir Mediu për ngjarjen me të rëndë të ndodhur në qeverisjen Berisha, tragjedinë e Gërdecit, një masakër e rëndë për nga numri i të vrarëve dhe dëmeve të shkaktuar.
Për këtë masakër është akuzuar publikisht edhe is ish kryeministrit Berisha , familjarët e tij dhe disa ish zyrtare të qeverisë së tij.
Ne këtë situatë pritej që gazetarët, ata profesionist dhe të lirë, do ta pyesin Berishën sot pikërisht për këto dy çështje, ndërkohë që edhe ai kishte detyrimin të përgjigjej se janë çështje ku ai është personazh me rol kryesor.
Kjo nuk ndodhi duke dëshmuar ”pamundësinë e gazetarëve që e takuan atë ose paaftësinë e tyre për të bëre detyrën, thjeshte duke e pyetur per këto, ndërkohë që i drejtuan vetëm pyetje qe i interesojnë atij
Berisha vazhdoi avazin e tij dhe mediat transmetuan atë që do ai duke dëshmuar që janë në shërbim të tij . Tani , nuk më duket normale që ky enturazhi politiko –mediatik i Berishës po akuzojnë Alibeajn dhe të tjerë në PD se po “bashkëpunon me Ramën “, ndërkohë që as nuk guxon ta pyesë Berishën e kapur me “presh në dorë” duke bashkëpunuar me Ramën që nga 1991, akt i faktuar me audio përgjimin që ai dhe Rama e kanë mohuar duke mashtruar për 32 vjet shqiptarët.
Pra, edhe që bashkunojnë edhe që gënjejnë.
Këta mund të jenë gjithçka po vetëm gazetare e media nuk janë duke dëshmuar akuzën se Berisha- Rama e Meta kontrollojnë së bashku opinionin publik nëpërmjet mediave te blera e të korruptuara. Dhe ky është një minim i demokracisë , apo jo ?
n.ç