ANALIZA | Lëvizja e Salianjit për të fshehur efektin politik të Dosjes “Gërdeci”

Që prej fundit të vitit 2022, selia e PD-së zaptuar nga Sali Berisha ka mbyllur dyert e saj. Me çduket sa herë që Berisha nuk vjen në selinë e zaptuar dhe jeta politike e Foltores rresht, një tregues domethënës i asaj që është në të vërtetë lëvizja e Foltores dhe kush është motorri real i saj. Largo Berishën dhe ajo lëvizje është inekzistente.

Përpos këtij lajmi, pra të pushimeve të zgjatura të Foltores, një tjetër lajm me rëndësi (në fakt më i rëndësishmi) ka qenë dorëzimi i padive nga SPAK për Fatmir Mediun. Ish ministri Mediu u lajmërua dje për disa akuza me të cilat ndryshe nga viti 2009 do të duhet të përballet në GJKKO. Ky lajm duket se ka tronditur më shumë se gjithçka tjetër lëvizjen antiamerikane të Sali Berishës.

Dërgimi i z. Mediu në SPAK është një sinjal që paralajmëron Berishën duke ia përmbushur një pjesë të dëshirës së tij. Për muaj me radhë ka kërkuar me këmbëngulje që SHBA të bëjë publike dosjen e tij, me çduket SHBA po përdor SPAK në mënyrë që ti japë goditjen e duhur dhe ashtu siç e meriton Berisha dhe tarafi tij politik.

Fatkeqësisht, deputetët e PD-së që nuk kanë qendruar me Berishën janë mbytur me lajmin tjetër, atë të përjashtimit të 4 deputetëve që po vetë i kanë ngrirë me një vendim kryesie të 9 janarit 2022. Një pjesë e atyre që sot janë në krahun e Berishës pasi kanë ndërruar shpejt mendim, kanë firmosur për ngrirjen e kolegëve madje dhe për përjashtimin e mëhershëm.

Lëvizja e Salianjit për të marrë kreun e grupit parlamentar qartësisht fsheh dy qëllime; së pari është dëshira e tij që të përballet me drejtësinë (më saktë me prokurorinë) në çështjen e manipulimit të provave në rastin Babale. Së dyti, një aleancë e tij me Berishën që do t’i ofronte atij (në mendjen e tij) një Pazar tjetër po për çështjen Babale.

Të dyja këto lëvizje janë tërësisht të pakuptimta dhe pa sens. Jo sepse grupi parlamentar i PD ka operuar si një lëvizje e super strukturuar por sepse në fund të ditës Salianji as nuk shëron ndarjen e madhe dhe as nuk ofron sigurinë e nevojshme. Pra një vrimë në ujë.

Por, megjithëse është hiçkurrgjë kjo lëvizje ka epliksuar lajmin kryesor, dosjen Berisha në SPAK. Mjeshtërisht Berisha dhe oligarkët që po e ndihmojnë atë në lëvizjen e Salianjit po eklipsojnë vëmendjen nga Gërdeci tek Salianji duke dashur të ofrojnë diçka tjetër si lajm dhe duke hequr peshën e vëmendjes publike.

Kjo është një teknikë mendjshkurtër pasi vëmendja tek Salianji mund të zgjasë dhe disa ditë dhe përfundon ndërkohë që çështja Gërdeci pritet të rrisë edhe më tej situatën e nxehtë politike. Berisha e ka të qartë që sa më shumë të gërmojnë në këtë çështje aq më i djegur është ai në lojën afatgjatë. Se çfarë do rezervojë Berisha në lojën e tij nuk është fort e vështirë për ta kuptuar, madje askush nuk përjashton protestat përpara Ambasadës Amerikane apo dhe SPAK nga ndjekësit e tij të verbër apo paguar nga tarafi tij.

Kështu, lajmi i këtyre ditëve është në të vërtetë çështja Gërdeci, dëshmia që mendohet se ish shefi i shtabit ka ofruar në SHBA, përfshirja e djalit të ish kryeministrit.

Latest articles

Related articles