Zhurma për përjashtimin e Tritan Shehun, për të hequr vëmendjen nga Dosja Gërdeci

Dosja e Gërdecit është lajmi ditës së sotme, thirrja e ish ministrit Mediu është halli i familjes Berisha që po përpiqet ta anashkalojë këtë lajm duke kthyer në lajm Tritan Shehun që përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PD, një përjashtim që vjen pas ngrirjes që është votuar nga deputetët e PD përfshirë edhe Zhupën, Bardelin, Metaliaj, Salianjin dhe jo vetëm.

Mirëpo për Berishën dhe tarafin e tij duhej sfumuar Gërdeci dhe thirrja e Mediut. Duhej anashkaluar Gërdeci dhe rikthimi çështjes në SPAK për tu hetuar dhe dërguar në GJKKO. Kështu deputetët martirë janë më të volitshëm për temë debati në vend të Mediut me një akuzë mbi shpinë.

Ironikisht dy ditë pas 8 janarit tarafi Berishës po merr përgjigje për dosjen që ka një vit e pak që i ulëret SHBA tia bëj publike. Tani që dosja po nis të zbulohet ai dhe rrjeti tij ka nisur të merret me disa deputetë që në PD janë më shumë produkt tarafi ekonomik dhe interesi të Berishës se sa bindjeve.

Heshtja e Foltores që ka mbyllur dyert dhe në selinë që ia ka zaptuar PD është domethënëse e një zie që i ka rënë kësaj pjese të PD që i ka sjpallur luftë SHBA, drejtësisë dhe gjykimit. Makthi që lexohet në heshtjen e tyre është edhe më dominues në zhurmën që kanë nisur të bëjnë për përjashtimin e Tritan Shehut.

Latest articles

Related articles