Prof. Karamuço flet si u vodh nga Rozeta Dobi: Pastruesja desh “më ndau” nga gruaja

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është njëri nga personat të cilit i është vjedhur një unazë nga pastruesja Rozeta Dobi vitin e kaluar kur e kishin punësuar 49-vjeçaren si pastruese në banesën e tyre.

Karamuço ka treguar në emisionin Opinion në Tv Klan se si ndodhi historia e vjedhjes së unazës së tij.

Ngjarja daton vitin e kaluar. Karamuço tregon se nuk gjente unazën e martesës ku kishte të shkruar edhe emrin e tij.

Dy ditë më parë, të dielën, e telefonoi policia dhe e njoftoi që në sendet e sekuestruara të Rozeta Dobit ishte gjetur një unazë me identitetin e tij.

Unë e kam kërkuar diku në Shtator, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza, filloi dhe një debat në shtëpi ku e ke unazën. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Po për shkak se nuk u gjendën sende të tjera që kishin humbur…Do ta vija një status pas ca kohësh, e kisha menduar, do thosha pastruesja që desh më ndau nga gruaja. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim që po e njoh si send, ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht”,-tha Karamuço.

Ai shtoi, se gjithashtu djali i tij ka konstatuar nga ekrani, që Havier Dobi mbante veshur një bluzë gjithashtu të vjedhur në banesën e familjes Karamuço.

Gjatë kohës që ka dalë djali i saj në ekran kemi vënë re që bluza që kishte veshur ishte e djalit tim. Më tha: O ba kjo është bluza ime”, tregoi Karamuço, që shtoi se familja e tij nuk dinte asgjë për ngjarjen.

Kishim nevojë për një pastruese dhe vinte 3 herë në muaj me një pagesë prej 2 mijë lekësh. Kishte 20 familje që punonte. Gruaja ime e kishte marrë para disa ditësh dhe i  kishte thënë kam një dhimbje koke”, tregoi Karamuço duke shtuar se se Dobi kishte 20 vite që punonte dhe kishte hyrë në shumë shtëpira.

 

Latest articles

Related articles