Lapaj: Njerëz pa vizion. Sherrxhinj të vegjël që telendisën një popull të gjithë. Zihen nga mëngjesi në darkë me gjasme


Nga Adriatik Lapaj:
Në 30 vite post komunizmit janë tenderuar për rrugët aq para sa mund të ndërtohej një rrugë me 2 korsi rreth e rrotull globit.
Çfarë kemi në fakt? Kemi copa rrugësh që nisin me 2 korsi, vazhdojnë me 3, pastaj 4, pastaj prapë me 2, pastaj mungon njëra anë e urës, pastaj mungon mbikalimi, 5 tabela këtu, 7 mungojnë atje, diku vizat e bardha duken, diku jo…e për ta mbyllur me gardelinat që dy palë njësoj nuk i gjen nga fillimi në fund.
Dy lopata asfalt këtu e dy atje. Pa sistem. Pa vizion. Pa llogari ekonomike.
Kaq e vështirë që të ndërtohej një autostradë unike pa ndërprerje nga Shkodra në Sarandë e cila do i jepte vendit arterien kryesore turistike dhe ekonomike duke e bërë vendin pjesë të aksit turistik adriatiko-Jonian?!
Kaq e vështirë që Durrësi të lidhej me Qaf Thanën me një super autostradë që do orjentonte fluksin e transportit të mallrave të Maqedonisë, Bullgarisë dhe Rumanisë me drejtim Italin dhe perëndimin?!
Njerëz pa vizion. Sherrxhinj të vegjël që telendisën një popull të gjithë. Zihen nga mëngjesi në darkë me gjasme duke e ndarë popullin në llogore partiake e duke e lënë vendin të fundit në rajon nga ekonomia.

Latest articles

Related articles