Avokati Adriatik Lapaj tha se organet e hetimit tek ne kanë çeduar ndërsa foli për rastin e Rozeta Dobi e cila së bashku me të birin kishin vjedhur mijëra euro në shtëpi të ndryshme më Tiranë.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se nuk mundet që zyrtarët e administratës që kanë rroga mesatare nga 800 mijë lekë të vjetra, të kenë makina luksoze dhe të bëjnë pushime në vende ekzotike.
“Tjetër gjë që organet e hetimit këtu tek ne kanë çeduar shumë dhe reforma në drejtësi për këtë është synuar, se sa do arrijë unë nuk e di. E dinë qytetarët, se preceprimi nuk është kot, nuk mundet që njerëzit që kanë rrogat nga 800 nga 1 milionë të blejnë çanta 5 mijë euro. Nuk mundet këta njerëz me këto rroga të bëjnë pushime në vende ekzotike, të kenë makina super luksoze, nuk mund të mbajnë xhaketa që kushtojnë mijëra euro”- tha ai.