DISA RREGULLA SHOQËRORE QË MUND TË NDIHMOJNË TË LINI PËRSHTYPJE TË MIRË

Nga Rezarta Sadiku Hysa, psikologe

1. Mos telefononi dikë më shumë se dy herë vazhdimisht. Nëse ata nuk e hapin thirrjen tuaj, supozoni se kanë diçka më të rëndësishme që po presin;

2. Paratë dhe gjërat që ua merrni borxh të tjerëve, kthejuani para se ata të ua rikujtojnë që ua ke borxh. Kjo tregon integritetin dhe karakterin tuaj.

3. Asnjëherë mos e porositni pjatën e shtrenjtë në meny kur dikush ju paguan një drekë/darkë.

4. Mos bëni pyetje të sikletshme si ‘Ah, pra nuk jeni martuar akoma?’ Ose ‘A nuk ke fëmijë’ ose ‘Pse nuk bleve një shtëpi?’ Apo “Pse nuk blini një makinë?”
Për hir të Zotit, kjo nuk është puna juaj;

5. Gjithmonë hapni derën për personin që vjen pas jush. Nuk ka rëndësi nëse është një djalë apo një vajzë, i moshuar apo i ri. Nuk bëhesh i vogël duke e trajtuar mirë dikë në publik;

6. Nëse merrni një taksi me një mik dhe ai/ajo paguan tani, provoni të paguani herën tjetër;

7. Respektoni nuancat e ndryshme të opinioneve. Mos harroni se çfarë është 6 për ju, do t’i shfaqet 9 dikujt përballë jush.;

8. Asnjëherë mos i ndërprisni njerëzit kur janë duke folur. Lërini të thonë çfarëdo që kanë për të thënë. Siç thonë, “Kush flet, nuk dëgjon.”, dhe “Kush dëgjon, di se çfarë të flasë.”

9. Nëse ngacmoni dikë dhe sheh se nuk i pëlqen, ndalojeni dhe mos e bëni më kurrë. Çfarë mund të jetë shaka për ty, mund të jetë mosrespekt për tjetrin.

10. Thuaj “faleminderit” kur dikush ju ndihmon ose tregon një veprim mirësie qoftë edhe minimal.

11. Lavdëroni publikisht. Kritikoni privatisht;

12. Nuk ka pothuajse kurrë një arsye për të komentuar peshën apo tiparet e tjera fizike të dikujt. Thjesht thuaj: “Dukesh mirë”. Nëse duan të flasin për humbjen e peshës apo ndonjë problem tjetër që kanë, do ta bëjnë;

13. Kur dikush ju tregon një foto në telefonin e tij, mos shkoni majtas ose djathtas për të parë fotografitë e tjera. Ju kurrë nuk e dini se çfarë ka më pas;

14. Nëse një koleg ju thotë se kanë një takim me mjekun, mos pyesni se për çfarë shërben, thjesht thoni “Shpresoj që të jeni mirë”. Mos i vendosni në pozitën e pakëndshme që t’ju tregojnë sëmundjen e tyre personale. Nëse ata duan që ju ta dini, ata do ta bëjnë këtë pa kërshërinë tuaj;

15. Trajtoni pastruesen me të njëjtin respekt si CEO. Modestia dhe respekti ndaj të tjerëve asnjëherë nuk duhet të varet nga puna apo paga që marrin të tjerët;

16. Nëse një person që keni përballë, ju flet…një nga metodat për t’i treguar që t’i nuk e respekton është të rrish në telefonin tënd. Pra, evito përdorimin e telefonit përpos nëse është diçka shumë urgjente që nuk pret;;

17. Asnjëherë mos jep këshilla, nëse nuk të pyesin më parë;

18. Kur takon dikë pas një kohe të gjatë, përveç nëse dëshiron të flasë për këtë, mos i pyet kurrë për moshën dhe pagën;

19. Hiqni syzet e diellit nëse jeni duke folur me dikë në rrugë. Është një shenjë respekti. Për më tepër, kontakti me sy është po aq i rëndësishëm sa fjalimi juaj; dhe

20. Asnjëherë mos flisni për pasuritë tuaja në mes të të varfërve. Në mënyrë të ngjashme, mos flisni për fëmijët tuaj kur prezentë janë persona që për një arsye shëndetësore nuk kanë fëmijë.

VLERËSIMI mbetet mënyra më e lehtë për të marrë atë që nuk keni!E Juaja Rrezarta.

Latest articles

Related articles