Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet italiane. Madje “Calciomercato” ka shkruar se Pirlo është favorit dhe në parim ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Belgjikës. Belgjika është pa trajner prej muajit të shkuar, pasi Roberto Martinez u largua pas eliminimit në fazën e grupeve të Kupës së Botës “Katari 2022”.
Martinez ishte për gjashtë vjet në krye të Belgjikës, ndërsa ditë më parë mori drejtimin e Përfaqësueses së Portugalisë.
Italiani Pirlo aktualisht është trajneri i ekipit nga Turqia, Fatih Karagumruk, me të cilin ka kontratë deri në fund të sezonit.
43-vjeçari ka qenë edhe trajner i Juventusit, ku në sezonin e tij të vetëm në krye të ekipit nga Serie A e fitoi kupën dhe Superkupën e Italisë.