Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir të arrestuar për grabitjen e shtëpisë së zyrtares së kryeministrisë Alda Klodi janë fundosur nga deklaratat e bëra pas shoqërimit në komisariat nga policia.
Teksa flisnin me njëri tjetrin ata kanë pohuar se kishin para të tjera në banesë duke planifikuar t’i përdorin ato për të dalë nga burgu.
Kjo ka bërë që policia të rikthehej në shtëpinë e tyre ku ka gjetur mbi 400 mijë euro, dollarë dhe aksesorë floriri të fshehura në tubat e aspirimit.
Sipas BW, Dobi punonte në banesat e disa zyrtarëve të tjerë prej më shumë se 13 vitesh dhe ndaj saj kishte pasur edhe disa denoncime të tjera për vjedhje.