“Nuk mblidhen 500 mijë euro me rrogë shteti. Këtu çdo nëpunës do të gdhihet milioner” – Dash Shehi

Historia e pastrueses dhe djalit të saj e arrestuar për vjedhje në banesën e së Alda Klosi alias “Çiko”, ish-shefes së Kabinetit të Arben Ahmetaj, njëherësh këshilltare pranë Kryeministrit Rama duket se ka hapur kutinë e pandorës.

Në banesën e Rozeta Rakipllarit u zbuluan mbi 500 mijë euro të cilat dyshohet se  i përkasin zyrtares Alda Klosit.

I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi komentoi këtë ngjarje.

Dashamir Shehi: Kjo është çështje për prokurorë por po e gjykoj si fenomen.  Pastruesja është një hajdute profesioniste, por dhe kjo tjetra që ka 500 mijë euro kështu i bie të jetë. Unë gjykoj se 500 mijë euro me rrogë shteti nuk mblidhen.

Kjo është një çështje që i duhet lënë prokurorisë dhe policisë. Ky është një akt i rëndë që tregon se korrupsioni është bërë mënyrë jetese, ka fituar qytetarinë. Pothuajse të gjithë e dinë nëpunësit e shtetit mbajnë me miliona lekë në shtëpiat e tyre. Gjithnjë ka pasur një shkallë të lartë korrupsioni në Shqipëri, kjo edhe për arsye të varfërisë, izolimit, mos mësimit me një adminsitratë moderne por kjo dekadë e fundit ka pasur një lloj përshkallëzimi.

Këtu çfarëdolloj nëpunësi apo çfarëdolloj roli të vogël të qoftë do të gdhihet milioner, do të ketë vilë në Vlorë, vilë në Sarandë, makinë që bën 50 mijë – 100 mijë euro, gjëra të pamendueshme 20 – 30 vjet mëpërpara.

Latest articles

Related articles