Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter godet Vlorën

Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetarët në Vlorë. Lëkundjet janë ndjerë në orën 02: 50. Tërmeti kishte një thellësi 22 km dhe ishte 11 km në jug të Vlorës.

Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët e Vlorës të cilët kanë shprehur ndjesitë në rrjetet sociale.

‘Tërmet i fortë sa që u zgjuam nga lëvizja e dyerve’, ‘Shumë i fortë u tund shtëpia’- ishin disa nga komentet e njerëzve që ndjenë tërmetin.

Latest articles

Related articles